Publikohet fotoja e parë e Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid, a janë në një lidhje dyshja e Hollywood-it?

0
56

Leonardo DiCaprio u nda së fundmi me të dashurën Camila Morrone pas afro pesë vitesh.

Ndarja bëri bujë pasi erdhi sapo modelja kishte bërë 25 vjeç.

Aktori hollivudian njihet për romancat me vajza më të reja në moshë dhe kryesisht për ndarjet, që çuditërisht, përfundojnë kur ata arrijnë 25 vjeç.

Ndërkohë flitet se aktori me famë botërore po shijon një romancë të re, por jo me vajza nën 25-vjeç, por me 27-vjeçare.

E kemi fjalën për Gigi Hadid, supermodelja e njohur me një karrierë të pasur.

Fotoja e parë e përbashkët e Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid sapo është publikuar dhe konfirmon atë që pretendojnë raportimet e fundit se ata po shijojnë dashurinë e tyre.

Sipas një raporti të DailyMail, ky është çifti i ri i Hollivudit, teksa të dy morën pjesë në një festë të shtunën në Nju Jork.

Burimet për mediat e huaja thonë se ata po e marrin ngadalë dhe pandërprerë njohjen.