Mehdi Zena tregon vështirësitë nga spitali: Më bënë koronaren, rrezikova jetën

0
197

Mehdi Zena është një nga këngëtarët më të njohur të muzikës popullore në Shqipëri. Ai është dalluar gjithmonë për këngët tradicionale të krahinës së Elbasanit.

Mirëpo, së fundmi, ai është hasur me një vështirësi pasi ka kryer një operacion të vështirë.

Në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, Zena ka rrëfyer momentet kritike që kaloi dhe njëherazi ka zbuluar planet e së ardhmes në muzikë.

“Më bënë koronaren dhe më vunë edhe stemën. Tani jam shumë mirë. Unë cigaren në fakt e pi, 3 ose 4 në ditë, por që nuk më ka shkaktuar problem.

Unë për Vit të Ri isha në Gjakovë dhe inçizuam dhe bëra shtatë këngë. Kurse tani kemi menduar që të bëjnë një koncert me orkestër në Elbasan, do e bëjmë te një lokal që ka një skenë shumë të  bukur. Do të jetë edhe im vëlla, Kastriot Tusha, kemi qejf të marrim ajkën e Tiranës Artjola Toskën”, tha ndër të tjera këngëtari. l.k/abcnews.al