Nga viti i ardhshëm të gjitha shkollat fillore në të gjithë vendin do të kenë të njëjtën abetare për nxënësit e klasave të para. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë në kuadër të nismës një gjuhë një abetare.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se do hapet një garë për tekstin e unifikuar në mënyrë që ky proces të konkretizohet me nisjen e vitit të ri shkollor.

“Sot kemi vendosur që nga kjo procedurë të përjashtohet teksti i abetares për klasën e parë. Kjo do të thotë që të gjitha shkollat të kenë një tekst të unifikuar. Abetarja është libri i parë me të cilin përballet nxënësi në bankat e shkollës.

Kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar. Do punojmë për projektin një gjuhë një abetare në mënyrë që të fillojnë procedurat për garë të hapur që vitin e ardhshëm të gjithë vogëlushët të kenë një gjuhë një abetare”, deklaroi Kushi. m.v/Abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu