Sekuestrohet 10 ton kokainë me vlerë mbi 300 milionë euro

0
131

Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar 10 ton kokainë të martën, 23 nëntor, sasia më e madhe e kapur këtë vit dhe shkatërruan 2 laboratorë droge në juglindje të vendit, tha ministri i Mbrojtjes Diego Molano.

Kokaina dhe laboratorët , të cilat dyshohet se i përkisnin guerilëve ELN, u gjetën në një zonë rurale të komunës Samaniego, që ndodhet në provincën Narino të Kolumbisë pranë kufirit me Ekuadorin, tha Molano.

“Kjo është goditja më e rëndësishme për sa i përket kapjes së kokainës për këtë vit,” tha ai

“Sasia e kapur arrinte vlerën mbi 300 milionë dollarë.”

Pavarësisht dekadave të luftës kundër trafikut të drogës, Kolumbia mbetet një prodhues kryesor global i kokainës dhe përballet me presion të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për të ulur prodhimin e kokainës.

Trafiku i drogës ndihmon në financimin e grupeve të armatosura të paligjshme në Kolumbi, në mes të një konflikti të brendshëm i cili ka lënë më shumë se 260 mijë të vdekur.