Mësim me xhupa dhe dorashka/ Shkollat e Elbasanit pa ngrohje

0
145

Ngrohësja elektrike në cep të klasës nuk ka efekt në këto ditë dimri kur temperaturat në Elbasan zbresin nën zero.

“Normale që ngrohje me kaldaja nuk ka.”

“Në klasën tonë ngrohja  është një problem  shumë i madh, sepse ndikon negativisht në marrjen e mësimit.”

Sistemi i kaldajave të shkollës “Ptoleme Xhuvani” nuk funksionon prej kohës, ndaj nxënësit detyrohen të bëjnë mësim me xhupa e dorashka.

“Nuk i heqim xhupat.”

Problemi është i vjetër, por mbetet pa zgjidhje.

Situatë e njëjtë edhe në shkollën “Hamit Mullisi”

“Nuk kemi ngrohje.”

Edhe aty nxënësit thonë se ngrohëset që kanë blerë vetë nuk i shpëtojnë nga acari i dimrit.

“I kemi blerë vetë rezistencat, kemi mbledhur lekë.”

Prindërit e gjyshërit janë të shqetësuar dhe inatosur.

Bashkia e Elbasanit dështoi edhe këtë vit tu sigurojë fëmijëve kushtet minimale për zhvillimin e mësimit.

Pjesa më e madhe e shkollave në bashkinë e Elbasanit nuk kanë sistem ngrohje, ndërsa aty ku është vendosur sërish nuk mungojnë problematikat duke i lënë nxënësit me duar të ngrira në klasa.