Tragjedi në ujërat marokene/ 43 refugjatë mbyten në det, midis tyre 3 foshnje

0
106

43 emigrantë, përfshirë tre foshnje dhe 14 gra, u vranë të dielën, pasi gomonia me të cilën po lundronin u fundos  në ujërat e  Tarfagia në Marokun jugor, tha të hënën organizata joqeveritare spanjolle Caminando Fronteras.

Shumica e refugjatëve  vinin nga Afrika Sub-Sahariane. Ndërkohë mësohet së vetëm dhjetë  prej tyre u shpëtuan nga autoritet.

Emigrantët po tentonin të mbërrinin në ishujt Kanarie, të cilat janë rreth 100 kilometra nga Tarfagia.

Autoritetet zyrtare marokene njoftojnë se nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë tragjedi.