Misteri në komisariatin e Kavajës! Vrau veten apo e vranë? Babai i 31 vjeçarit akuza për vrasje, arrestohen 3 policë

0
147

Ilvi Meta, 31 vjeçari që humbi jetën brenda qelisë së komisariatit të Policisë Kavajë kreu vetëvrasje duke përdorur lidhësen e kapuçit të bluzës që mbante veshur.

Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë ekspertët Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pas hetimeve paraprake ngjarjen e rëndë.

Nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë është bërë kqyrja e viktimës nga ku ka rezultuar se në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune.

Por ky përfundim nuk besohet nga familjarët e 31 vjeçarit.

Babai dyshon se i biri u mbeti në dorë policëve në komisiariat

Duke ngritur akuza për trajtimin e rastit Agim Meta thotë se nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për djalin e dekur nën ruajtjen e policisë.

Ilvi Meta u arrestua mesditën e së mërkurës për vjedhje, ndërsa për të njëjtën vepër penale për të cilën rezulton përsëritës që prej vitit 2014.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ai është dërguar në dhomat e paraburgimit rreth orës 19 00 ku dhe u gjet i vdekur.

Po tre efektivë  të Policisë së Kavajës duket se kane neglizhuar procedurat standarde duke mos i hequr bluzës që 31 vjecari mbante veshur lidhesën me të cilën ai dyshohet se u vetëvar.

B.B, inspektor, polic roje; R.K., inspektor, polic roje; P. B., nënkomisar, janë vënë në pranga me dyshimin se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marre masa për parandalimin e vetëvrasjes në komisariat.

Rasti i Ilvi Metës në Kavajë rikthen edhe një herë në qendër të vëmëndjes sigurinë në komisariate.

Një muaj më parë një I arrestuar humbi jetën si pasojë e një zjarri në komisariatin e Kamzës.