Mjegulla “pushton” juglindjen, policia apelon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes

0
46

Mjegull në disa pjesë të aksit rrugor Korçë – Pogradec. Këtë mëngjes juglindja është zgjuar “e pushtuar” nga mjegulla, edhe pse temperaturat janë në rritje në krahasim me ditët që lamë pas.

Për shkak të mungesës së fushëpamjes, shpejtësia e automjeteve është reduktuar ndjeshëm ndërkohë që policia rrugore apelon për kujdes të shtuar.