Mjekësia “pasaportë” për në Gjermani, studime dhe kurse njëherësh për t’u larguar jashtë vendit

0
102

Programet e mjekësisë, studentet nuk po i zgjedhin vetëm për të përmbushur pasionin për to por edhe qëllimin për t’u larguar jashtë Shqipërisë. Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan janë të shumtë të rinjtë që diplomën e shohin si pasaportë për të nisur karrierën e ndërtuar jetën në Gjermani.

Rebiona Terolli dhe Aurela Shkalla janë në vitin e dytë të studimeve në degën Infermieri Mami në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit.

Synimet i kanë të qarta. Do të aplikojnë për punë në Gjermani.

“Çdo student i Infermierisë ka si destinacion Gjermaninë apo dhe shtete të tjera.”

“Mendoj të mbaroj Bachelorin në Elbasan dhe Masterin jashtë.”

Për këtë qëllim po përgatiten. Paralelisht me studimet janë duke ndjekur edhe kursin e gjuhës gjermane.

“Shoqëria ime e ka filluar tashmë kursin e gjuhës gjermane por jo vetëm, për të pasur një të ardhme më të mirë jashtë vendit.”

Njëjtë po veprojnë edhe bashkëmoshatarët e tjerë. Për të frenuar fenomenin e braktisjes së vendit thonë se nevojitet më shumë vëmendje e mbështetje ndaj të rinjve.

“Kushtet janë më ndryshe por edhe pagesa.”

Vitin e kaluar janë larguar për punë apo për studime mbi 1 mijë infermierë.

Paga e lartë dhe kushtet më të mira në ushtrimin e profesionit janë ndër arsyet që po lënë Shqipërinë.

Ora news