Moment emocionues/ Ditën e martesës dhëndri takon gjyshërit e tij në shtëpinë e të moshuarve përtej derës së xhamit

0
201

Çifti Christine dhe Peter u kurorëzuan me martesë këtë të shtunë (26 shtator). Dasma e tyre u bë në rrethana mjaft të pazakonta, atë të pandemisë globale.

Fotografi i çiftit, Brendan Samuels, ndau historinë e tyre prekëse në faqen e tij në Facebook.

Në foto: Cifti në shtëpinë e të moshuarve

Nusja organizoi një surprizë mjaft të bukur për Peter-in. Me sytë e mbuluar, dhëndri doli nga makina, i pavetëdijshëm për ribashkimin e afërt me gjyshërit e tij.

Çifti u lejua të qëndronte jashtë dyerve të qelqta të shtëpisë së të moshuarve dhe të përshëndeste nga xhami gjyshërit e Peter-it.

Në foto: Momenti kur çifti takon gjyshërit përtej xhamit

Vihet re se gjyshi është veshur me kostum për këtë ditë speciale të nipit të tij, si dhe gjyshja e emocionuar e përshëndet çiftin përtej xhamit.

Në foto: Gjyshi i dhëndrit ditën e martesës së nipit

Kjo është një kujtesë e zymtë e sakrificave që njerëzit po bëjnë gjatë kësaj krize globale shëndetësore.