Mori pjesë në lindjen e gruas së tij, burri padit spitalin për 643 milionë dollarë

0
1114

Një burrë australian u përpoq të padiste një spital në Melburn për një miliard dollarë australianë (643 milionë dollarë), sepse ata e inkurajuan dhe e lejuan të merrte pjesë në seksionin cezarian të gruas së tij, duke pretenduar se kjo i shkaktoi atij “psikozë”.

Gruaja e Anil Copula solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm me prerje cezariane në Royal Women’s Hospital më 20 janar 2018.

Siç raporton RTS, Copula tha se ishte “inkurajuar”, pra se “u lejua” të merrte pjesë në lindjen me prerje cezariane të gruas së tij.

Me atë rast ka parë gjakun dhe organet e brendshme të gruas së tij, të cilat, siç thotë ai, i kanë shkaktuar çrregullim psikotik dhe i kanë ndërprerë plotësisht jetën.

Vite pas lindjes së fëmijës, ai paditi në Gjykatën e Lartë të Viktorias, duke pretenduar se spitali kishte shkelur detyrën e tij të kujdesit ndaj tij dhe ishte i detyruar t’i paguante atij kompensim.

Coppola, i cili përfaqësoi veten gjatë procesit, vlerësoi dëmin e tij për shqetësim psikologjik në 1 miliard dollarë Australianë./abcnews.al