Vdes turisti në Sarandë

0
179

Një turist 67 vjeçar nga Danimarka ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte në Sarandë. Sipas policisë, dyshohet se turisti ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në ambientet e hotelit të ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al