Moti i keq, ARRSH: Kompanitë në terren për pastrimin e akseve

0
133

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku bën të ditur se, “skuadrat tona të Autoriteti Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri në çdo rajon për t’u kujdesur për sigurinë rrugore dhe lëvizjen automobilistike të pandërprerë në çdo aks”.

Gjithashtu dhe kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve.

Balluku i bën apel përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.