Murataj: 21 Prilli fryt i “dylberave” Balla dhe Bardhi!

0
60

Juristi e njëkohesisht Koordinatori i “Bindja Demokratike”, Erion Murataj mbështet publikisht efektivët e forcave “Shqiponja” në DVP Elbasan të hetuar sipas tij për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit. Shigjeton Taulant Ballën dhe Gaz Bardhin si frymëzuesit kryesorë te kësaj ngjarje.

Postimi i plotë:

“Sot jam publikisht në krahë të 6 efektivëve të forcave “Shqiponja” në Elbasan. Ata s’mund të jenë kurban i dy “dylberëve” politik, Gaz Bardhi dhe Taulant Balla të cilët për pazaret e tyre politike shkaktuan ngjarjen e 21 Prillit.
<span;>Të dashur: Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku,Erjon Balla,Erjon Meçja,Donald Dedja,Besmir Kadiu sot si qytetar, si jurist por dhe si politikan jam në krahun tuaj.
<span;>Gjer më sot nuk isha shprehur pasi doja të shihja frytet e drejtesisë së re, por sot e ndiej për detyrë që me përulje ndaj sakrifices suaj të përditëshme të jem krah jush.
<span;>Gjej rastin ti bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të kenë ato që i duhen një burri për tu përballur me “dylberat” e politikës 32- vjeçare të cilët shkaktojnë viktima për interesat e tyre personale e politike.”/Elbasani flash