U përdhunua dy vite rrjesht nga i vëllai, 21-vjeçarja rrëfehet hapur: Kur e morën vesh prindërit më thanë…

0
111

Një grua e cila u përdhunua në mënyrë të përsëritur nga vëllai i saj për dy vjet, ka pohuar se prindërit e dinin dhe janë përpjekur që ta bindnin atë që të mos e denonconte.

Aoife Farrelly nga Irlanda u abuzua seksualisht nga vëllai i saj që në atë kohë ishte 15 vjeç dhe ajo 6 vjeçe.

Muajin e kaluar, 21-vjeçarja hoqi dorë nga anonimiteti i saj pasi i vëllai, Cian Farrelly, tani 30 vjeç, u dënua me 4 vjet e gjysmë burg. Tashmë ajo ka treguar më në detaje kalvarin e saj të vuajtjeve.

E reja ka zbuluar momentin kur u ka treguar prindërve për abuzimin e vëllait të saj dhe vendimin që mori për ta denoncuar atë në vitin 2020. Duke folur për “The Women’s Podcast” për “The Irish Times”, Aoife pretendoi se prindërit e saj nuk donin që ajo të shkonte në polici dhe të denonconte vëllain.

Ajo gjithashtu tregoi se tani nuk ka asnjë kontakt me nënën dhe babanë e saj, por nuk ka asnjë ndjenjë te keqe ndaj tyre. Për vite me radhë ajo e mbajti sekret këtë gjë dhe shëndeti mendor i saj u rëndua.

Duke pretenduar se Cian i kishte “shqyer zorrët” e fëmijërisë dhe adoleshencës së saj, Afoie shpjegoi se ajo ka luftuar me një çrregullim të ngrënit. Gjithashtu ka vuajtur nga sulmet e panikut teksa jetonte në të njëjtën shtëpi me vëllain deri në moshën 20-vjeçare.

“Asnjë dhomë në atë shtëpi nuk ishte e sigurt”, ka thënë e reja.

“Daily Mail” shkruan se ajo në mars të vitit 2020 takoi një psikoterapisë dhe më në fund vendosi që ta denonconte atë. Por në momentin që u ka thënë prindërve për planin e saj, ata e kanë kundërshtuar.

“Ata donin që unë të peshoja opsionet e mia”, tha Aoife, duke shtuar se prindërit e saj i kishin thënë “ai është vëllai jot në fund të ditës” dhe e kishin pyetur “a e di se çfarë do të ndodhë me të kur të shkojë në burg?”.

Gjatë kësaj interviste, 21-vjeçarja tregon se i ka thënë nënës për abuzimin e Cian-it kur ishte 8 vjeçe.

“Po laja dhëmbët dhe fillova të qaja. I thashë ‘mami duhet të flas me ty’. Mu deshën të paktën 1-2 orë për ta thënë, thjesht mbytesha nga fjalët e mia. Kur ajo mori vesh ngjarjen zbriti poshtë dhe ia tregoi menjëherë babait të saj. Së bashku u përballën me Cian-in. Duke qenë frikacak, ai u largua menjëherë nga shtëpia dhe tha se do të vriste veten”, ka treguar e reja.

Sipas saj, pak më vonë ai është kthyer në shtëpi dhe ka pranuar para prindërve se ishte e vërtetë ajo që u kishte treguar.