MURATAJ, SAMARXHIU DHE KAPURANI MESAZH TË FORTË PËR DITËN E VERËS

0
73

Urimet me rastin e ditës së verës nga Elbasan ii kanë përcjellë edhe përfaqësuesit politik. Erion Murataj uroi qytetarët. Murataj tha se kjo ditë simbolizon jeten dhe ringjalljen e shpresës.

Murataj “ Gjej rastin të uroj çdo qytetarë të  Elbasanit, çdo qytetarë të Shqipërisë për një stinë të re. Një stinë të re për jetën e gjithësecilit një stinë të re për jetën e kujdo që mendon dhe beson  tëk e ardhmja

Më tej Murataj shton se për zgjedhjet e ardhshme qytetarët do të kenë alternativa.

Murataj: “Prania e Samarxhiut dhe Kapuranit krah meje është një mesazhi më i qartë politik i bashkëjetesës së majtëve dhe të djathtëve.Elbasani dhe e gjithë shqipëria do të kenë mundësinë e alternativave politike.”

Edhe dy perfaqesuesit  e Bindjes Demokratike Arian Samarxhiu dhe Stela Kapurani përcollën mesazhet e tyre me rastin e festës.