Qytetarët dynden në Elbasan për Ditën e Verës, trafik i rënduar në hyrje të qytetit

0
97

Elbasani është kryeqendra e festimeve për Ditën e Verës. Edhe pse në mesditë, shumë qytetarë kanë vendosur të udhëtojnë në drejtim të Elbasanit me automjetet e tyre, duke bërë që të bllokohet hyrja e qytetit.

Gazetarja e ABC News, Kostana Morava raportoi se autostrada Tiranë-Elbasan, është e bllokuar në drejtim të Elbasanit.

“Ne sapo kemi kaluar me ekipin e ABC News në tunelin që lidh Tiranën me Elbasanin, rruga është tërësisht e bllokuar në drejtim të Elbasanit. Janë me qindra automjete që shkojnë në Elbasan edhe pse është ora 1 e drekës. Shohim sesi është e gjithë autostrada në drejtim të Elbasanit, e bllokuar. Edhe pse në kohë dreke, të gjithë qytetarët janë të interesuar të shkojnë për të konsumuar vaktin e drekës. Sot, Elbasani deri në mbrëmje pret të zhvillojë një sërë aktivitetesh. Qyteti është vizituar sot nga kryeministri Rama dhe personazhe të tjerë të politikës.”, raportoi gazetarja Kostana Morava.