“Murgeshat” që pijnë mariuanë/ “Motrat e Luginës” e cilësojnë si akt rebelimi ndaj trafikantëve të drogës

0
101

Të shohësh një murgeshë që pi mariuanë nuk është aspak e zakonshme. Por “Motrat e Luginës” e kanë kthyer në një ritual kur hëna bëhet e plotë. Cilat janë arsyet?

Çdo herë që hëna ndriçon e plotë në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, këto gra që mbajnë veshje të ngjashme me murgeshat, por nuk janë të tilla  tymosin mariuanë.

“Njerëzit na drejtohen për shkak të një kuriozitetit dhe çudisë se si disa murgesha me “një” të përbashkët meren me gjëra të tilla si marihuana. E vërteta është që ne tërheqim vëmendjen e njerëzve dhe u japim mesazhet që duam t’u japim”, shprehet ajo.

Pavarësisht veshjes së tyre, gratë nuk janë katolike dhe as nuk i përkasin ndonjë feje tjetër.

“Gjithmonë jua shpjegojmë qytetarëve ose atyre që na shkruajnë në rrjetet sociale se ne nuk kemi konflikt interesi me ndonjë besim fetar, na pëlqen të vishemi kështu sepse ky është stili ynë”, shprehen ato.

Ato janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të themeluar në vitin 2014 të quajtur Motrat e Luginës, i cili është zotuar të përhapë ungjillin e fuqive shëruese të kanabisit.

“Motrat” postojnë shpesh në mediat sociale, kryesisht në Instagram, ku mund të shihen duke u kujdesur për të korrat e kanabisit dhe duke mbajtur seminare.Ato ndjekin një lëvizje fetare laike, Beguines, që daton në mesjetë. Grupi, i përbërë nga gra beqare, i është përkushtuar prej vitesh spiritualitetit.