Vrasja e Ardian Nikulajt/ Maroku i dorëzon ‘killerin” Shqipërisë, pritet ekstradimi

0
174

Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për ekstradimin e vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj, në lokalin e tij në Shëngjin.

Autori i dyshuar është arrestuar në Marok, ndërsa palët janë pajtuar për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Abc News ka siguruar foton e autorit, Ruben Saraiva, i cili është dorëzuar në duart e policisë shqiptare. Tashmë pritet ekstradimi dhe mbërritja e tij në Shqipëri.

Vetëm pak ditë më parë autoritetet marokene pas ndërhyrjes së Interpol, ranë dakort për esktradimin e 28-vjeçarit portugez, ndërsa tashmë pritet vetëm firmosja e dokumenteve. AbcNews mëson se data më e mundshme për të finalizuar ekstradimin është,të dielën me 31 dhjetor./n.m.abcnews.al