Myftiu vdiq dy muaj më parë, macja e tij nuk i ndahet varrit (Foto)

0
137

Në nëntorin e vitit të kaluar (2021) ka vdekur myftiu nga Serbia, Muamer Zukorlic. Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga vdekja, macja që Zurkolic e kishte ruajtur dhe kujdesur për të, nuk i ndahet nga varri.

Mediat serbe raportojnë se macja vazhdon të qëndrojë tek varri i Zurkolic pavarësisht se tashmë ai është mbuluar edhe nga bora.

Myftiu vdiq dy muaj më parë, macja e tij nuk i ndahet varrit (Foto)

Zukorlic ka qenë kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Ai ka vdekur në moshën 51 vjeçare dhe është varrosur në vendlindjen e tij në fshatin Orlje të Tutinit.