Donaldi i jep fund lidhjes me Beatrix, vendos ta vazhdojë lojën i vetëm

0
188

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë çifti më i komentuar i momentit. Mesa duket pasiguria e tyre është reflektuar tek të gjithë dhe duket se marrëdhënies mes dyshes në shtëpinë “Big Brother VIP”, i ka ardhur fundit.

Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës, të dy janë sqaruar pas prime-t dhe i kanë dhënë fund mes tyre.

Ishte Beatrix fillimisht e cila u shokua nga deklaratat që Donaldi kishte bërë me Egzonën, ku thoshte se partnerja e tij i dukej shumë fëmijë, pikërisht në ditën kur vëllai i tij i futi nga jashtë një parashutë me datën e lindjes së ish-it të tij, Bora Zemanit.

Gjatë sqarimit të gjatë që kanë pasur mes tyre, Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhdojë lojën i vetëm.

Donaldi është penduar për hapin e tij të nxituar dhe pikërisht tani ka arritur në këtë përfundim./abcnews.al