“Na jepni votën se do e rregullojmë”, banorët e Elbasanit ankohen për rrugët gjithë gropa: Kalojmë me çizme në vjeshtë, 30 vite pa u investuar

0
94

Reshjet e para te shtatorit kanë nxjerrë në pah problematikëen e infrastrukturëes rrugore në lagjet e Elbasanit. Banorët e rrugës “Adem Jashari” në lagjen Skenderbej thonë se prej 3 dekadash në këtë lagje nuk është investuar.

Sipas tyre në stinen e reshjeve detyrohen të lëvizin me çizme ndërsa premtimet e bëra ndaj tyre kanë qenë vetëm elektorale për të marrë votate banorëve.

“Sa herë vijnë dhe thonë se do e rregullojnë, por as nuk e kanë ndërmend fare. Neve na është bërë kronike tashmë, ajo që duket nuk do mend as kalem. Që dje vetëm pak shi ra dhe shikoni si është gjendja, na duhet që të lëvizim me çizme. Ka 30 vite ky avaz. Vinin thonin e miratuam për ta rregulluar, tani duam votat. Kur vjen puna pastaj nxjerrin justifikime, jo po e ka fajin kjo parti e gjëra të tilla”– u shpreh një prej banorëve të zonës.