Varrim i pazakontë/ Gjenden eshtrat e një “vampiri”, ishte varrosur me drapër në fyt dhe gishtin e këmbës të kyçur

0
200

Mbetjet e një ‘vampiri femër’ të fiksuar në tokë me një drapër në fyt dhe një gisht të këmbës të lidhur për të ‘parandaluar ringjalljen e saj” janë gjetur në një fshat në Poloni.

Zbuluar gjatë punës arkeologjike në një varrezë të shekullit të 17-të në fshatin Pien, studiuesit zbuluan gjithashtu se mbetjet skeletore kishin një mbulesë mëndafshi në kokë, që tregonte se ajo kishte një status të lartë shoqëror, ndërsa u vërejt edhe një dhëmb i dalë më shumë se të tjerët.

Udhëheqësi i ekipit, profesor Dariusz Poliński nga Universiteti Nicholas Copernicus në qytetin e afërt Torun tha se forma e varrimit ishte e pazakontë.

“Drapëri nuk ishte i shtrirë, por i vendosur në qafë në mënyrë të tillë që nëse i ndjeri do të ishte përpjekur të ngrihej, ka shumë të ngjarë që koka pritej.”

Ai shtoi se gishti i madh me i kyçur me dry në këmbën e majtë të skeletit ka të ngjarë të simbolizojë “mbylljen e një skene dhe pamundësinë e kthimit”.

Varrim i pazakontë/ Gjenden eshtrat e një "vampiri", ishte

Regjistrimet e miteve për të pavdekurit datojnë që në shekullin e 11-të në Evropë. Njerëzit kishin frikë se disa që ishin varrosur do të ktheheshin në jetë si demonë që thithnin gjak dhe do të terrorizonin të gjallët.

Nuk është e pazakontë që rajoni të gjejë vende varrimi ku një shufër metalike është futur në kafkën e të ndjerit. Njerëzit në atë kohë besonin se kjo ishte një mënyrë për të siguruar që personi të qëndronte i vdekur.

Në disa pjesë të kontinentit – veçanërisht në mesin e popullit sllav – besimi në legjendat e vampirëve u përhap aq gjerësisht sa shkaktoi histeri masive dhe madje çoi në ekzekutime të njerëzve që mendoheshin se ishin vampirë.

Njerëzit që vdisnin në mënyra të parakohshme – të tilla si përmes vetëvrasjes – gjithashtu shpesh do të dyshoheshin për vampirizëm dhe trupat e tyre do të ishin gjymtuar për t’i parandaluar ata të ngriheshin nga të vdekurit.

Në vitin 2015, arkeologët në fshatin Dreësko 130 milje larg gjetën pesë skelete të varrosur në një mënyrë të ngjashme në një varrezë 400-vjeçare.

U gjetën drapëra të shtypura në fytin e një burri të rritur, i cili ishte midis 35 dhe 44 vjeç dhe një gruaje të rritur rreth 35 deri në 39 vjeç.

Një grua e moshuar, e cila ishte 50 deri në 60 vjeç kur vdiq, u varros me një drapër të shtrirë në ijet e saj dhe një gur të mesëm në fyt.