Ndërtime pa leje? Rama bën me faj prokurorët e gjykatësit: Nga kjo drejtësi më vjen për të vjellë

0
58

Kryeministri Edi Rama deklaron se në Tiranë janë një dyzinë ndërtimesh pa leje. Madje në një qytet turistik ka dhe një pallat tërësisht pa leje.

Rama tha se ndërhyri pasi drejtësia nuk bëri asgjë, duke akuzuar prokurorët e gjykatësit për korrupsion dhe se vetë ai e qeveria e tij do i shkojë në fund këtij operacioni.

Edi Rama: “Ka një problem me lekun. Duhet të përkulem për ta marrë dhe unë nuk përkulem. Kemi marrë një vendim për të kapërcyer këtë barrierë turpi që na kanë vendosur prokuroritë dhe gjykatat e rretheve gjyqësore. Është një pallat u tërë pa leje në zonën turistike. Ka mbi një vit që jemi bam e bum në gjykata e nuk po arrijmë dot të ekzekutojmë vendimin. Ka ardhur moment për ti dhënë mesazh të qartë të gjithë parelinjve. Çdo metër katror  që do vendosni jashtë lejes së marrë do tju kushtojë aq shtrenjtë sa do të jetë komplet marrëzi ti futeni kësaj aventure. Kush lufton me korrupsionin që lidhet me parelinjtë. Nuk janë vetëm ndërtimet pa leje. Janë miliona e miliona dollarë evazion. Nga njëra anë dosja fle në prokurori nga ana tjetër ai të bën moral në ekran. Kjo është goditje finale pa kthim”

Sa i takon ndërtimeve pa leje në Tiranë, Rama tregoi pse ndërhyri.

Edi Rama: “Inspektoriati Ndërkombëtar i Territorit bëri gjithë procesin. Pritëm e pritëm. Nuk ndodhi asgjë.

Nuk ndodh asgjë në prokurorinë e Tiranës. Shpresoj që diçka të ndryshojë dhe më pas ndërhymë me vendimin ekstrem, dhe jemi ne në këtë fushë.

Në Tiranë janë konstatuar një dyzinë. Ka në Durrës, Kavajë, Vlorë. Nuk do të ketë ndalesë. Do të trajtohen sipas këtij ligji që nuk i aministon përgjegjësitë gjyqësore apo penale por e prona të kthehet tek i Zoti pra tek populli.

 Problemi jonë nuk është ata që ndërtojnë pa leje në tokën e tyre se aty shkon më shpejt inspektoriati por problem është tek këta ‘peshkaqenët” me të cilët jemi në fazën e fundit për goditjen penale.

Ndëshko inspektoratin e ndërtimit?

Edi Rama: Unë ti ndëshkoj? Unë ti çoj në burg? Nuk fut në burg partia në një sistem si ky që kemi zgjeshur por drejtësia. Janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunave. Janë kallëzuar 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT, 2 drejtorë të Aluiznit.’

Pyetje: Kemi ngelur peng i kësaj drejtësia që keni

Edi Rama: Kur më thua drejtësia që keni më vjentë vë ulërimën, është drejtësia që ne po luftojmë. Nga kjo drejtësi mua më vjen për të vjellë çdo ditë. Drejtësi skandaloze që ja çon aty 4646 m2 ja lexon ligjin dhe gjoba është kaq dhe të rrëzon me çekiçin e papërgjegjshmërisë totale. Ja kjo është drejtësia që më bën për të vjellë. 

Rama ishte sot në një bashkëbisedim online me ndjekësit e tij në rrjete sociale.