Ndryshon Kodi Penal/ Qeveria merr vendime të forta për armët

0
209

Kodi Penal do të ndryshojë sërish. Në mbledhjen e sotme të qeverisë u firmos një vendim i rëndësishëm me qëllim kontrollin e armëve.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në përfundim të mbledhjes njoftoi masat e reja dhe kategoritë që preken.

Miratuam planet e veprimit për kontrollin e armëve dhe municioneve për këto dy vite.

Ky plan parashikon që të parandalojë posedimin e armëve pa leje në duart e civilëve, kontrollin e trafikut të armëve dhe disiplinimin e licencimit, jo vetëm luftarake, por edhe gjahut dhe agjencive private të sigurisë.

Ne kemi parashikuar që të bëjmë disa ndryshime në kodin penal dhe kriminalizojmë trafikimin përmes kolive postare, apo posedimin e pajisjeve që mundësojnë printimin 3D të armëve.

Pra është një strategji që synon të parandalojë posedimin e këtyre armëve në mënyrë të jashtëligjshme. Policia cdo ditë bën aksione” deklaroi ai./ Abcnews.al