Në Dortmund mësohet finalisti i dytë/ Njihuni me formacionet zyrtare të Holandë-Angli

0
14

Holanda dhe Anglia masin forcat në gjysmëfinalen e dytë të këtij Europiani, me të dyja skuadrat që duan të arrijnë në finalen e madhe të Berlinit më 14 korrik, aty ku i pret Spanja.

“Tulipanët” kanë treguar një lojë të bukur, edhe pse me raste me ulje-ngritje, teksa testi i vërtet do të jetë pikërisht kundër skuadrës së Gareth Southgate.

Nga ana tjetër, “Tre Luanët” kanë treguar luhatje, teksa kualifikimin deri këtu e ka arritur vetëm falë kohës shtesë dhe penalltive.

Koeman i ka besuar rreshtimit të tij bazë që ka bërë dhe në ndeshjet e tjera të këtij Europiani, teksa  në krahun e djathtë të sulmit është zgjedhur Malen që luan në vend të Bergwijn.

Nga ana tjetër, Southgate i është rikthyer dhe njëherë skemës 4-2-3-1, që u kritikua gjatë gjithë kompeticionit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

HOLANDA: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Malen, Depay, Gakpo.

Trajner: Ronald Koeman

ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Mainoo, Rice, Saka; Bellingham, Foden; Kane.

Trajner: Gareth Southgate

 

Top Channel