Në kërkim prej 2 javësh akuzohet për përdhunimin e nipit 8-vjeçar, 45-vjeçari arrestohet në doganën e Morinës

0
152

Është arrestuar sot një shtetas kosovar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit prej rreth 2-javësh për “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Shtetasi 45-vjeç B.K,nga Prizreni akuzohet nga nipi i tij 8-vjeç se e ka përdhunuar. Ka qenë vetë fëmija, që e ka denoncuar në polici dhe raporti i mjekësisë ligjore e ka konfirmuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku nipi 8-vjeç kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime.

Pas arrestimit ai është dërguar në burgun e Beratit, pasi Gjykata e Beratit kishte caktuar për të në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Fëmija 8-vjeç jeton në Berat me babanë dhe nënën, që është martuar prej 10-vjetësh në Berat.