Nesër në Elbasan firmosen 16 marrëveshje të reja me Kosovën

0
130

Të premten Shqipëria dhe Kosova do të firmosin edhe 16 marreveshje të tjera, prej të cilave kanë në fokus lëhtësimin e lëvizjes së qytetarëve. Pritet të lehtësohen procedurat për pajisjen me leje qëndrimi, njohjen e sigurimeve shoqërorëve si dhe njëhsimi i diplomave.

Pavarësisht pakënaqësive dhe kundërshtive mes tyre, Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti do të shtrëngojnë sërisht duart. Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare do të mblidhen për herë të 7-të, dhe Elbasani do të jetë qyteti i cili do t’i mirëpresë dy kabinetet.

16 marrëveshje të reja do të nënshkruhen të premten, nga të cilat 4 prej tyre do të dakordësohen ndërmjet institucioneve shtetërore.

“Marrëveshja mes Ministrive të Arsimit për një procedurë shumë specifike që lidhet me njohjen e ndërsjelltë të diplomave.”

Lëvizja e qytetarëve dhe e mjeteve mes dy shteteve pritet të lehtësohet me një tjetër pikë doganore, përveç asaj të Morinës dhe Tropojës.

“Në pikën e kalimit të Shishtavecit në Kukës dhe Dragashit në një pikë kalimi kufiatr të mirëfilltë.”

Në 6 mbledhjet e para janë firmosur 86 marrëveshje mes dy qeverive, por në disa prej tyre kanë mbetur vetëm në statistikat e protokollit, pasi nuk janë realizuar.

Në këtë mbledhjet pritet të reflektohet mbi angazhimet e ndërrmara që nuk janë zbatuar ende.

“Kryeministrat kanë vendosur për krijimin e një Sekretariati të përbashkët që do të ketë fokus kryesor ndjekjen, monitorimin dhe raportimin e problematikave.”

Në orën 9:30 pritet mbërritja e delegacionit kosovar, ndërsa në 11:30 Edi Rama dhe Albin Kurti do të flasin para gazetarëve mbi marrëveshjet e firmosura, por nuk do të mbetet pas edhe nisma Open Ballkan, që pas takimit online me zyrtarin amerikan Gabriel Escobar,  është kushtëzuar edhe mbështeja e SHBA-së.