Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 64-vjeçari në Fier

0
101

Policia e Fierit ka arrestuar një 64-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë. Ky i fundit dyshohet se se në Levan ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.

“Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dyshohet se në Levan ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu