Ngjarje tragjike / Qëllon për vdekje gruan dhe fëmijën në supermarket, më pas vetëvritet

0
168

Një burrë qëlloi dhe vrau një grua dhe një fëmijë përpara se të bënte vetëvrasje në një supermarket në Florida, SHBA.

“Kur mbërritëm në vendngjarje gjetëm tre persona të vdekur. Një grua, një burr dhe një fëmijë”, njofton policia nëpërmjet një postimimi në Twitter.

Autori e drejtoi armën drejt vetes, konfirmoi Terry Barbera, përfaqësuesi i Agjencise  Franceze të Lajmeve.

Shkaqet e krimit nuk dihen ende. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, raporton CNN.

ora tv