16.4 C
Elbasan

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi del në mbrojtje të LGBTI: Shqetësuese përhapja e komenteve që nxisin dhunën dhe përçmimin drejt tyre

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajdja ka reaguar pas debateve të shumta që po bëhen kohët e fundit lidhur me emërtimin e prindërve në ‘prindi 1 dhe prindi 2’. Pas këtij debati është vënë në qendër të sulmeve komuniteti LGBTI, me fyerje nëpër komentet e rrjeteve sociale dhe nëpër media online.

Gajdja i ka konsideruar këto sulme si të papranueshme dhe ka kërkuar që të merren masa për fshirjen e komenteve denigruese ndaj anëtarëve të këtij komuniteti.

Deklarata e Plotë

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajdja, po ndjek me vëmendje debatin publik në lidhje me të drejtat dhe kërkesat për të drejta të Komunitetit LGBTI. Komisioneri vlerëson se çdokush ka të drejtë të pretendojë të drejtat dhe çdokush ka të drejtë të debatojë dhe të mendojë kundër.

Konsiderohet e prapranueshme gjuha e përdorur në formën e denigrimit, stereotipizimit negativ apo stigmatizimit kundrejt komunitetit LGBTI dhe kundrejt çdo komuniteti tjetër nê shoqëri.

Debati duhet te kryhet me argumenta dhe arsye dhe duhet te shmanget çdo formë përçmimi që përforcon diskriminimin kundrejt grupeve shoqërore. Shqetësuese është përhapja në mediat sociale dhe online e komenteve që nxisin dhunën, urrejtjen dhe krimet e urrejtjes, mbi opinionet e personave publikë.

Komisioneri i kërkon mediave on line dhe personave publike qe te heqin komentet me përmbajtje urrejtje dhe që nxisin dhunë.

Gjithashtu, qytetarët të denoncojnë si dhe të raportojnë në mekanizmat që rrjetet sociale kanë për eliminimin e gjuhës së urrejtjes. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi garanton të gjithë qytetarët se do të ushtrojë të gjitha mekanizmat për të mbrojtur të drejtat e Njeriu.

fax

Lajme të tjera

Ndahet nga jeta prokurori i Elbasanit Durim Bedini

Ndahet nga jeta prokurori Durim Bedini. Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen sot në mbrëmje, nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasan, zotit Durim...

LAJM I FUNDIT/ Atentat çiftit shqiptar në Greqi, burri vd*s në vend! Detajet e para

Atentat mafioz para pak çastesh në rrugën Mesologjiu në Athinë. Dy persona, burrë e grua u qëlluan me armë në automjetin e tyre. Burri ka...

Investigimi te Burgjet/ Tendera miliona lekë për sigurinë, por kamerat nuk punojnë, në qeli futen armë e drogë. Cilat janë kompanitë që përfituan mbi...

Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për krime të rënda, qëllon me një pistoletë me mulli në ambientet e burgut dy të  burgosur të tjerë....

Elbasani zyrtarisht kampion

Elbasani është shpallur kampion ELBASANI NË FESTË, AF NË SUPERIORE Spektakël i madh në qytetin e Elbasanit. Ngjitja në Kategorinë Superiore të ekipit të Elbasanit, është...

Pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-gruan, dënohet me 2 vjet burg Alban Bengasi

GJKK dënon me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi. Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të...

Publikohen datat për provimet e Maturës Shtetërore 2024

Janë publikuar datat për provimet e Maturës Shtetërore 2024: Gjuhë e huaj – 03 Qershor 2024 Gjuhë shqipe dhe letërsi – 10 Qershor 2024 Matematikë – 18 Qershor...