Ngrica, temperatura deri -6 gradë dhe reshje bore, parashikimi i motit për sot

0
187

Ngricat do të mbeten prezente përgjatë 24-orëshit në zonat malore Lindore ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në ultësirën perëndimore. Orët vijuese sjellin zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore, sipas MEteoalb. Gjatë natës vranësirat e dendura përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë  duke  luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.