Një grup ordiner ku secili ia fut shokut me ndonjë amerikan …! Politika shqiptare!

0
41

Nga Erion Murataj

Ka disa ditë që në dritën e fakteve ka dal një dosje ku një ish sigurims është kavardisur në politikën pa nder e yndyrë të 32-viteve në Shqipëri.
Një ish zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI i blerë a i shitur që hap biznese dhe bën lobime per t’ia fut Zoti e di kujt.
Lidhje e lojra me spiun të ish sigurimit që sot fshihen pas kostumit të biznesmenit që takohen me kryeministra e kushurinj ish presidentash e kryeministrash për allishverishe.
Shtetar që shiten për 225 mijë dollarë.
Mite e modele që rrezohen nga korrupsioni.
Të korruptuar që thonë se do të luftojnë korrupsionin.
32 vite ku secili kërkon të gjej ndonjë amerikan për t’ia fut kundërshtarit politik këtu tek kasollja jonë prej qerpiçi që disave u duket si qendra e botës.
Në fund të gjithë ulërasin për miqësinë dhe modelin e demokracisë amerikane.
Të gjithë janë dashnor të antikorrupsionit edhe pse me këtë të fundit vazhdojnë orgjinë sapo prozhektoret fiken.
Fundja sa të ketë ndonjë mik amerikan, kushëri ish presidenti apo spiun sigurimi të panderët do vazhdojnë orgjinë e tyre të shpifur, populli do mbajë peshqirin kurse tifozët e kësaj politike do jenë me dhimbje nofullash e gjunjgjakosur .
Rroftë propaganda!