Një kandidat i përbashkët për Elbasanin? Alibeaj: Na duhet një fitues, jo i njëanshëm

0
81

Vetëm pak ditë pasi Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin në Elbasan dhe festuan 32 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike në këtë qytet, ka qënë radha e” grupimit” të Alibeajt për të  zbritur në terren.

Alibeaj organizoi një festë ku ishin të pranishëm edhe deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të cilët bojkotuan pak ditë më parë Berishën. Në sallë janë parë Gazmend Bardhi, Zheni Gjergji e Lefter Gështenja. Ndërkaq, Dashnor Sula ka njoftuar mungesën për shkaqe shëndetësore dhe Flutura Açka për shkak të një udhëtimi jashtë vendit.

Teksa u pyet për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Elbasanit, Alibeaj tha për mediat se qëllimi ishte që të arrihej në një dakordësi për një kandidat që do kishte mbështetjen e të gjithë demokratëve. Sipas tij, duhen bërë sondazhe me qytetarët dhe të merret mendimi i selisë lokale për të caktuar një kandidat që përfaqëson të gjitha rrymat dhe jo një kandidat të njëanshëm i cili nuk siguron dot fitoren. Alibeaj tha se do të merret mendimi i strukturave dhe më pas në Kryesi dhe Kolegjin e Kryetarëve do të miratohet kandidatura për Bashkinë e Elbasanit.

Alibej komentoi dhe arrestimin e ish zyrtarit të FBI Charles McGonigal, një person i afërt pranë kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar si një nga skandalet më të mëdha që prish imazhin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe tregon fytyrën e vërtetë të Kryeministrit Rama.

Kryetari i Grupit Parlamentar në PD komentoi edhe mbrojtjen e votes më 14 maj duke ia atribuar këtë rol qytetarëve teksa i ftoi të refuzojnë cdo lloj rryshfeti.

Fax