Një vit burg dhe gjobë, çfarë do të ndodhë tani me karrierën e Benzema?

0
113

Karim Benzema është shpallur fajtor për bashkëpunim në përpjekje për të shantazhuar ish-bashkëlojtarin e tij Mathieu Valbuena e me një video me pullë të kuqe.

Ai është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë. Cfarë do të thotë kjo?

Ylli i Real Madridit përpos gjobës nuk do të vuajë dënimin me burg, por një gjë e tillë mund të ndodhë nëse sulmuesi përsërit veprën penale. Pra ai do të vazhdojë karrierën normalisht me skuadrën “galaktike” dhe kombëtaren e Francës.

Benzema është i vetmi që nuk u akuzua për shantazh, ndaj tij rëndonte vetëm akuza e bashkëpunimit. r.t/abcnews.al