Digjet një makinë e parkuar në Elbasan

0
187

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili  është djegur pjesërish.

“Më datë 24.11.2021, rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili  është djegur pjesërish”, thuhet në njoftimin e policisë.