“Nuk kam qenë kurrë më mirë”, Jennifer Lopez flet për herë të parë pas rikthimit me Ben Affleck

0
156

Jennifer Lopez ka qenë në fokus të mediave kohët e fundit pas rikthimit me Ben Afleck. Së fundmi, këngëtarja me famë botërore ka folur për herë të parë për rikthimin pas 17 vitesh me ish të fejuarin, duke thënë se ndihet më e lumtur se kurrë më parë.

Jennifer Lopez & Ben Affleck: Photos Of Their Relationship – Hollywood Life

Në një intervistë Zane Lowe në Apple Music 1, ajo tha: “Jam jashtëzakonisht e lumtur. E di që njerëzit gjithmonë pyesin. Si jeni. Çfarë po ndodh? A je mirë? Kurrë nuk kam qenë më mirë. Dua që njerëzit që kujdesen për mua, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten.

Jennifer Lopez and Ben Affleck celebrate the 4th of July weekend together

Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente”, ka thënë ajo. Më pas iu referua Affleck por pa i përmendur emrin.”Dua që të gjithë ta dinë se është koha më e mirë e jetës time.”, shtoi Jennifer. /abcnews.al