24.4 C
Elbasan

Pas protestave, gazetarët fitojnë betejën me Kuvendin

Reporterët e terrenit fituan këtë të martë betejën profesionale me Kuvendin e Shqipërisë. Protestat e nisura një muaj më parë, për të mos lejuar izolimin e medias në institucionin kryesor për një republikë Parlamentare dha rezultat.

Reporterët do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvendin mbledhjet e komisioneve parlamentare, teksa pamjet e prodhuara nga Kuvendi nuk do të jenë të vetmet që media do të mund të transmetojë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi firmën mbi vendimin e Byrosë së Kuvendit e cila rrëzoi vendimarrjen e saj të mëparshme, duke pranuar kërkesa të gazetarëve. Gjithashtu Kuvendi u tërhoq nga vendimi që punonjësit e gardës së republikës të shoqërojnë gazetarët në ambjentet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar kur ata hyjnë në institucuion.

Reagimet e forta të reportetëve të terrenit erdhën menjëherë pas vendimit të Byrosë së Kuvendit, e cila i linte gazetarët jashtë institucioneve, duke urdhëruar që aksesi i vetëm që ata kishin të ishte përmes një salle në Kuvend ku të transmetoheshin në kohë reale mbledhjet e Komisionet. Pas protestave të gazetarëve dhe reagimeve të shoqatave të gazetarëve dhe Bashkimit Europina, Kuvendi i Shqipërisë u ul me gazetarët dhe vendosi të tërhiqet nga vendimarrja e tij, duke pranuar kërkesat e tyre. /abcnews.al

Lajme të tjera

Infermierja e fshatrave/ Qamilje Lleshi nga Librazhdi: U kam shërbyer mijëra banorëve

Qamilje Lleshi e cilëson veten me fat, pasi në kohën kur shumë vajza privoheshin nga e drejta e studimit për shkak të mendesisë së...

“Nëse dikush ju sheh shtrembër…”, Rama: Keni arsye për të qenë krenarë!

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij në turin në Milano të Italisë, përpara mbështetësve tha se shqiptarët sot kanë arsye të...

“Jeni përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut”, Rama para shqiptarëve të Italisë: Shëmbëlltyra më rrezatuese! Thellësisht i prekur nga mikpritja

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me shqiptarët e Italisë, në vazhdën e tureve me diasporën. Në nisje të fjalës së tij ai u...

Elbasan/ Kërcënuan pronarin e një mobilierie për 4000 euro.Arrestohet edhe personi tjetër

DVP Elbasan Vijon operacioni policor i koduar "Mobilieri", i zhvilluar 5 ditë më parë, nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit. Kapet dhe...

Nepotizëm edhe në DVP Elbasan!

Veç probleme të shumta të evidentuara sa i takon zbatueshmërisë së ligjit në Drejtorinë e policisë së Elbasanit vërehen edhe raste të nepotizmit. Edhe...

Gjendet pa shenja jete një person në autostradën Kavajë-Durrës, dyshohet se është përplasur nga një automjet

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit. Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se 42-vjeçari është...