“O Klajdi ça bërë?” Fqinji tregon horrorin në Patos: E pamë të gjakosur, po e godiste nënën në ballkon

0
137

Një fqinj i familjes Çobaj në Dukas, Patos ka treguar dinamikën e ngjarjes ku 30-vjeçari Klajdi Çobaj goditi disa herë me thikë nënën e tij Donika Çobaj.

Ai tha se ka dëshmuar 30-vjeçari po qëllonte nënën me thikë dhe e ka ndjekur nga pas edhe në ballkon pasi gruaja ishte hedhur për t’i shpëtuar.

Ai thekson se i ka bërë thirrje disa herë djalit që të ndalonte dhe më pas ai e ka lënë mamanë e tij, duke hedhur poshtë thikën.

Fqinji shton se 30-vjeçari i kthyer nga Gjermania ka qenë njeri i mirë dhe nuk është se ka pasur debate më parë në familje.

“Ne dëgjuam zhurma. O Klajdi ça bërë, se jemi komshi përballë, kati i dytë, dola në ballkon bashkë me nipin dhe pamë atë të gjakosur që po dilte nga dera e ballkonit nga brenda shtëpisë dhe në ballkon ai duke e goditur, vazhdoi e shkreta. Ajo u hodh nga kati i dytë, zbriti poshtë, ai vazhdoi. Unë i bërtita o Klajdi çfarë bën, se jemi komshinj, jemi rritur, janë një familje shumë e mirë. Çuni as problematik, as alkool, as drogë, as cigare nuk pinte, shumë djalë i mirë. Edhe ajo si grua, se jemi rritur, kemi 30 vjet këtu, shumë njerëz të mirë dhe ajo u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar

Ça më bëre? Ai e ndoqi, doli prapë. Ai doli jashtë, filloi ta qëllonte prapë aty, i bërtita prapë, zbrita poshtë dhe në atë kohë e la. I thashë lërë ça bën, më dëgjoi, më pa në sy dhe hodhi thikën poshtë. I bërtita fortë, lërë mos. Erdhën familjarë të tij, nuk e di kush e lajmëroi dhëndri, e kapën me nja dy gra të lagjes dhe e hipën në makinë e çuan në spital. Nuk kemi dëgjuar debate më parë. Familje shumë e mirë, ajo zonjë, i ka rritur me sakrifica.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu