Zelensky bisedon me Johnson, çfarë diskutuan

0
59

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, për situatën në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Telefonata mes dy liderëve vjen në një kohë ndërsa Johnson po përballet me presion në rritje për vendimin e tij për të emëruar ish-zëvendëskryetarin konservator, Chris Pincher, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar.

Rikujtojmë se bisedat telefonike mes Johnson dhe Zelensky kanë qenë të shpeshta.

Pata një bisedë telefonike me Boris Johnson. I jam mirënjohës  Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e palëkundur, për 1 miliard paund ndihmë për sigurinë dhe vendimin për 100 milionë paund të tjera.

Ne gjithashtu folëm për sigurinë ushqimore në botë dhe garancitë e sigurisë. I jam mirënjohës për gatishmërinë e Britanisë për të pritur Eurovizionin në 2023”, tha Zelensky në një mesazh në Twitter.

/abcnews.al