Omicron “mbush” Greqinë, rritje e shtrimeve në spitale, rekorde pas festave në Evropë

0
128

Mutacionet e koronavirusit “Delta” dhe “Omicron” po godasin Greqinë duke krijuar një situatë alarmante. Mediet vendase raportojnë se ditët e fundit ka një rritje prej 30% të mesatares javore të shtrimeve të reja në spital. Kësaj barre të re i shtohen edhe dhjetëra infektime të personelit mjekësor nga Omicron, situatë që rrezikon situatën në spitalet tashmë të mbingarkuar.

Numri i rasteve të reja në Greqi gjatë javës së kaluar ka kaluar shifrën 260.000, ndërsa vetëm në Atikë dje janë shënuar 20.000 raste të reja. Vlen të përmendet se 70% e pacientëve të shtruar së fundmi në spitalet e Atikës ishin infektuar me “Omicron”.

Vendet në mbarë botën po përballen me “sundimin” e Omicron i cili ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve. Njëra pas tjetrës, vendet evropiane po shënojnë një rekord të ri të infektimeve ditore.

Në veçanti, më shumë se 270,000 raste të reja me Covid-19 janë raportuar në Francë në 24 orët e fundit. Rekordi i fundit ishte në fund të dhjetorit, me pak më shumë se 230,000 raste të reja në një ditë. Këto shifra tregojnë shtrirjen e valës aktuale të epidemisë.

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 170 844 raste me koronavirus dhe kanë humbur jetën 259 persona. Numri i vdekjeve është më i larti në nëntë muaj dhe për sa i përket infeksioneve është një rekord negativ që nga fillimi i pandemisë. Ky përkeqësim është për shkak të rritjes së kontakteve ndërpersonale prej festave.

Varianti shumë ngjitës Omicron  gjithashtu ka çuar drejt rekordit të ri edhe SHBA. Numri i të hënës është pothuajse dyfishi i rekordit të mëparshëm. be.k/abcnews.al