Shqiptari i nguli thikën mamasë së tij natën e ndërrimit të viteve: “Doja ta vrisja”

0
146

Emiljano Domi, 25 vjeçari i cili natën e ndërrimit të viteve goditi me thikë pas shpine nënën e tij u tha oficerëve të policisë se kishte dashur ta vriste atë. Madje kishte menduar se ajo kishte vdekur kur ishte larguar nga banesa bëjnë të ditur autoritetet.

Ngjarja ka ndodhur në Elmwood Park në Neë Jersey. i riu pas krimit u arratis, por më pas u arrestua.

Emiljano tha se kishte debatuar me të ëmën pasi ajo kishte larguar xhaketën nga kolltuku i dhomës së ndenjes.

Pasi e kishte hedhur në tokë kishte marrë thikën dhe i inatosur kishte goditur me thikë në mes të shpatullave

“Doja ta vrasja” mësohet ti ketë thënë Domi policisë bëjnë të ditur mediat amerikane. Më pas është larguar nga banesa duke menduar se ajo kishte vdekur.

43 vjeçarja kishte arritur të mbijetonte pasi ndërhyrjes kirurgjikale që i kishte hequr tehun  që ishte ngulur në mes të shpatullave.

Më pas kishte shkuar tek puna e të atit për të kërkuar para për makinën. Ky i fundit ka marrë fillimisht në telefon bashkëshorten dhe më pas policinë.

Babai i 25 vjeçarit ka rrëfyer se i biri disa herë i kishte kërcënuar se do i vriste. Emiljano Domi është transferuar në një klinikë ku do të qëndrojë deri në momentin kur të dalë para gjykatës. Ai është akuzuar për tentativë vrsajeje dhe sulm.