Operacioni “Kanuni”/ Punësoi vrasës për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait, 5 arrestime mes Italisë dhe Shqipërisë

0
130

Pesë arrestime mes Italisë dhe Shqipërisë janë kryer në kuadër të Operacionit “Kanuni”.

Në dritën e parë të agimit të së premtes së 15 shtatorit, në provincën e Pizës dhe në Shqipëri, karabinierët e komandës provinciale të Pizës, nëpërmjet kanalit ndërkombëtar të bashkëpunimit Eurojust dhe me magjistratin italian ndërlidhës në Shqipëri, kanë ekzekutuar urdhër arreste me kërkesë të prokurorisë së Pizës, për 5 shtetas, nga të cilët 3 me kombësi italiane dhe 2 shqiptarë, të akuzuar në cilësi të ndryshme, për vrasjen me paramendim të një shtetasi shqiptar, të kryer më 18 gusht 2022, në Castelnuovo Val di Cecina.

Operacioni i quajtur “Kanuni” është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga Karabinierët e njësisë hetimore të Pizës dhe të koordinuar nga Prokuroria e cila ka zbardhur vrasjen e një 36-vjeçari shqiptar në gusht të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për vrasjen e Elson Kalaverit36-vjeçarit nga Thumana, i cili më 18 gusht 2022 u tërhoq në një pritë në Sasso Pisano, ku u qëlluan rreth 15 plumba. Sipas dosjes hetimore vrasja ishte porositur nga Shkëlzen Keçi, pasi Kalaveri kishte qëlluar 8 vite më parë mbi të vëllanë.

Makina ku u vra shqiptari në Pisa më 18 gusht 2022. (Foto: Tommaso Gasperini/ Fotocronache Germogli)Hetimet nxorën në dritë se Kalaveri u vra për gjakmarrje. Në 2014 Kalaveri ishte arrestuar për vrasjen e një fqinji, por u mbrojt duke thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje. Për vrasjen viktima kishte kryer edhe burg por ishte liruar dhe ishte vendosur në Italia nga frika e gjakmarrjes.

 

Top Channel