Paga minimale 40 mijë lekë”, Rama zbulon skemën me bizneset

0
184

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kanë prezantuar paketën fiskale dhe mbështetjen nga buxheti 2022 për bizneset.

Sipas Ramës brenda mandatit, synohet që rritja e pagës minimale të shkojë në 400 mijë lekë të vjetra.

“Dy masa të rëndësishme. Aktiviteti i biznesit të vogël është rritja e pagës minimale në 320 me ambicion të shkojmë në 400 mijë lekë të vjetra.” tha Rama.

Ndërkohë kryeministri ka zbuluar një skemë bashkëpunimi që do të ketë mes qeverisë dhe bizneseve për të gjithë ata persona që janë me ndihmë ekonomike.

Sipas Ramës nëse një person me ndihmë ekonomike do të punësohet nga një biznes dhe do të marrë një pagë minimale 320 mijë lekë, qeveria do të paguajë një vlerë aq sa është ndihma ekonomike ndërsa pjesa tjetër e pagës minimale do të paguhet nga biznesi që ka ofruar punën.

“Po punojmë për një skemë bashkëpunimi me biznesin. Por është ende herët. Duam të ndërlidhim biznesin e vogël dhe pse jo të madhin me ndihmë ekonomike për të punësuar njerëz në ndihmë ekonomike. Duke i kaluar si pjesë të pagës ndihmë ekonomike. Një pagë minimale 320 mijë lekë një pjesë e pagës që janë me ndihmë ekonomike e paguajmë ne dhe pjesën tjetër e paguan biznesi. Kjo është mënyra më e mirë për të stimuluar të dyja palët. Edhe hapje të vendeve të punës dhe marrjen në punë të njerëzve në nevojë dhe atyre për të dalë nga ndihma ekonomike për të mbajtur frymën gjallë.”

“Më të rinjtë në familjet në ndihmë ekonomike, pjesa e tyre mund të kthehen në gjeneratorë të të ardhurash. Deri sot kemi pagë pa taks 300 mijë lek. Minimumin, por me paketën e re , paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë. Është një stimul.” tha Rama. /abcnews.al