Një bashkëpunëtore në vrasjen e Mateos në Fier? Familjarët denoncojnë në polici kushërirën

0
181

Detaje të reja dhe dyshime të forta po ngrihen mbi vrasjen e 8-vjeçarit nga fqinji 38-vjeçar në Fier. Nëna e të miturit ka kallëzuar në polici një grua të moshuar, e cila sipas tyre ka dhënë dëshmi të njëjta me vrasësin para arrestimit, çka sipas tyre më së pakti tregon se ajo kishte dijeni për krimin.

Gjashtë ditë pas ngjarjes tronditesë në Greçalli të Fierit, ku një 8-vjeçari Mateo Vasiu u vra nga fqinji 38-vjeçar Klodian Çalamani, dyshime të reja janë ngritur për krimin makabër.Nëna e të miturit ka denoncuar në policinë e Fierit, ku ka kallëzuar dhe hedhur akuza ndaj një gruaje, të afërme të familjes, se kishte dijeni për krimin e 16 nëntorit.

Gruaja që banon pranë banesës së Klodian Çalamanit, sipas tyre ka dhënë disa detaje për lëvizjet e 8-vjeçarit në lagje, identitike me ato të 38-vjeçarit, që para se të vihej në pranga ka tentuar të largojë dyshimet nga vetja.

Burimet thonë se si e moshuara ashtu edhe vrasësi kanë deklaruar se në rrugë “kaloi një makinë e kuqe, e cila sipas tyre mund të kishte lidhje me zhdukjen e 8- vjeçarit”.

Përballë këtyre dëshmive gati identike, nëna dhe familjarë të Mateo Vasiut dyshojnë se e afërmja e moshuar mund të ketë pasur dijeni për vrasjen.

Burime thonë se e moshuara do të merret në pyetje në vijim për të verifikuar dyshimet e familjarëve të 8-vjeçarit të vrarë dhe për të hedhur dritë mbi ngjarjen.