Parcela me kanabis fut në burg dy policë të Komisariatit Fier, edhe 3 të arrestuar

0
70

Dy policë me funksion specialist për krimet në komisariatin e Policisë së Fierit janë arrestuar për shpërdorim detyre informon sot Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

Në pranga kanë rënë dhe 3 shtetas të tjerë ndërsa një është shpallur në kërkim për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit e mësipërm u krye pasi në datë 20 shtator 2022 janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara një sasi bimësh narkotike në fshatin Mujalli-Fier. Për këtë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka regjistruar Procedimin Penal.

Nën drejtimin e Prokurorit të çështjes janë kryer veprime hetimore duke përdorur edhe mjete të posaçme, proces nga i cili u dokumentua autorësia e veprës penale të dyshuar, si ndaj shtetasve, ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre favorizuan këtë veprimtari të paligjshme”thuhet në njoftimin e AMP-së.

Ndaj dy policëve, njëri me detyrë specialist dhe tjetri ndihmës specialistë gjykata e Fierit kishte firmosur urdhërarrestin më 24 nëntor 2022.

Në pranga

– S. GJ., me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

– R. N., me funksion Ndihmës Specialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

– S. G., me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

– V. G., caktuar me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

– R. B. (alias F. Q. dhe XH. Q.), me masë sigurimi personal “Arrest me burg” ”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

– E. Q., me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu