PASQYRA E THYER E KASTËS SË VJETËR DHE BOTOKSI I BREZIT TË RI!

0
65

Nga Erion Murataj

Fakti që jetojmë në një situatë ku të gjithë ankohen e askush nuk bën gjë nuk ka të bëj me pamundësinë por me modelin dhe atë si shoqëria sheh në pasqyrë veten çdo ditë.
Dorëzimi i besimit dhe drejtimit pa kushte në duart e një kaste politike e cila i vrau nderin shoqërisë për ti dhënë në këmbim botoks e amoralitet është fakti që shohin ata njerëz që ende kanë pak dinjitet.
Përdorimi i ç’nderimit publik dhe shitja e vjedhjes si mirëmenaxhim janë sot arsye militimi dhe duartrokitjesh.
Krijimi i përceptimit se ka njerëz të pa zëvendësueshem pa të cilët globi s’do rrotullohet më është komedia që dëgjojmë nga njerëz që flamuri i partisë u peshon më shumë se nderi e dinjiteti individual e shoqëror.
Po nuk mbaron me kaq !
Skamja, materializmi dhe jeta e shitrur ka çuar brezin e ri drejtë kapitullimit të intelektit dhe dëshirës për të ndërtuar me punë duke e zëvendesuar këtë të fundit me p*rdhë dhe rrjete sociale. Unë mund të mirëkuptoj kastën që nderine e moralin e kanë shitur kur u bënë antikomunist dhe dashnor impotent të demokracisë e lirisë. Por! Nuk e kuptoj dot brezin e ri që ka pasur si model në masë familje që e kanë ndërtuar jetën me sakrificë dhe punë duke e mbajtur lart moralin dhe dinjitetin. Askush se thotë, askush s’ka b*thë ta thotë e pse p*rdhët i kanë si shtëllung vapori e flasin për të ardhme. Shqipëria po vdes! Kolonat kryesore të ekonomisë po shkërmoqen nga një tërmet permanent me magnitudë të ulët që shoqëria e shijon si ilaç që i ka vënë në gjumë nervin dhe ndërgjegjen. Mirëkuptoj pamjen e fëlliqur që i reflekton si vezullues kastës nga pasqyra e thyer por refuzoj të pranoj amoralitetin dhe nderin e shitur të rinisë që kënaqet me p*rdhe e botoks.