PD me seli të re/ Alibeaj lë Berishën ‘t’i gëzohet’ godinës së vjetër

0
57

TIRANË – Ndërsa Apeli i mori siglën e vulën Sali Berishës, duke ia dhënë ato kreut të komanduar të PD, Enkelejd Alibeajt, ky i fundit duket se nuk ka ndërmend t’i marrë atij gjithcka.

Të zhveshur nga cdo funksion në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk ka ndërmend ‘të luftojë’ për selinë e partisë, ashtu sic bëri Sali Berisha, 8 janarit e vitit të shkuar.

E kështu, pa sigël e pa vulë, Berisha mund t’i gëzohet vetëm godinës së vjetër, pasi kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur të marrë zyra të reja, e për këtë ka njoftuar edhe institucionet publike.Godina ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit, rruga “Donika Kastrioti”, ashtu sic u pa edhe në deklaratën solemne që Alibeaj firmosi për të dërguar në KQZ, si edhe në pamjet në video.