Të shtëna me armë zjarri, vdes një person në Prishtinë

0
68

Një person ka vdekur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se edhe dy persona të tjerë janë plagosur.

Ahmeti ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, derisa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.