Pensionet private, në rritje numri i anëtarëve në skema

0
126

Skemat private të pensionit kanë shënuar rritje të numrit të anëtarëve.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në fund të muajit shtator rezultoi 32,932 anëtarë, duke shënuar një rritje prej 6.16% krahasuar me fundin e vitit 2020.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në fund të muajit shtator tregon një total asetesh neto prej 4,2 miliardë lekësh ose 35.25 milionë euro, një rritje prej 681.56 milionë lekë ose 18.92% krahasuar me fundin e vitit 2020.

Në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. /j.p/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu